Please enter at least 3 characters.

Bradley Barcolan kthehet si protagonist, PSG merr fitoren e katërtë radhazi në Ligue 1

Paris Saint-Germain ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Ligue 1, duke mposhtur Lensin me rezultat 2-0 në javën e katërt të kampionatit.

Skuadra e Luis Enriques konfirmoi edhe një herë formën e shkëlqyer dhe vendosmërinë për të qenë protagoniste absolute në Francë këtë sezon.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ku Lens pati rastin e parë të madh në minutën e 10-të me Florian Thauvin, por goditja e tij nga afër u ndal me një pritje spektakolare të Lucas Chevalier.

PSG reagoi shpejt dhe në minutën e 15-të kaloi në epërsi. Pas një aksioni të bukur, Vitinha asistoi për Bradley Barcolan, i cili me një goditje precize nga jashtë zonës e dërgoi topin në trekëndëshin e djathtë të portës, duke e bërë të pamundur reagimin e mbrojtjes dhe portierit kundërshtar (1-0).


Në pjesën e dytë, loja mbeti nën kontrollin e plotë të PSG-së. Sërish protagonist ishte dueti Vitinha – Barcola, që në minutën e 51-të realizuan golin e dytë. Mesfushori portugez shërbeu saktë dhe Barcola nuk fali, kësaj here duke goditur saktë në këndin e majtë të portës për rezultatin final 2-0.

Me këtë fitore, Paris Saint-Germain ruan ecurinë perfekte – 4 ndeshje, 4 fitore – duke konfirmuar statusin si favorit kryesor për titullin në Ligue 1. /Telegrafi/