Please enter at least 3 characters.

Brad Pitt dhe Ines de Ramon të kapur për dore në Paris mes lajmeve për familjen e aktorit

Mes zhvillimeve të reja në raportet e tensionuara me fëmijët e tij, Brad Pitt është fotografuar i buzëqeshur dhe në humor të mirë krah partneres së tij, Ines de Ramon, gjatë një daljeje në Paris.

Paraqitja e çiftit vjen vetëm pak ditë pasi u raportua se Maddox, djali i madh i aktorit dhe Angelina Jolie, ka dorëzuar dokumente ligjore për të hequr mbiemrin “Pitt”.

Pavarësisht kësaj situate familjare, aktori 62-vjeçar u shfaq i relaksuar teksa mbante për dore partneren e tij 33-vjeçare në kryeqytetin francez, shkruan DailyMail.

Dyshja morën pjesë në një koncert të grupit “Red Hot Chili Peppers”, ndërsa u panë edhe në shoqërinë e regjisorit të njohur David Fincher dhe bashkëshortes së tij.

Pitt dhe Ines de Ramon janë në një lidhje që prej fundit të vitit 2022 dhe vazhdojnë të shfaqen gjithnjë e më të afërt në daljet e tyre publike.

Për këtë rast, aktori tërhoqi vëmendjen me stilin e tij elegant, ndërsa Ines u shfaq me një kombinim të thjeshtë, por mjaft chic.

Ndërkohë, vëmendja e mediave mbetet e përqendruar te marrëdhënia e Brad Pitt me fëmijët e tij, pasi disa prej tyre kanë hequr ose kanë zgjedhur të mos përdorin më mbiemrin e aktorit. /Telegrafi/