Please enter at least 3 characters.

Borussia Dortmund i ka vendosur çmimin Jamie Gittens - ka interesim nga Chelsea dhe Bayern Munich 

2024/12/Jamie-Bynoe-Gittens.jpg

Anësori i Borussia Dortmundit, Jamie Gittens, mund të largohet nga klubi gjatë verës, sipas BILD . 

Ky medium raporton se klubi gjerman po kërkon të marrë 80-100 milionë euro për 20-vjeçarin anglez.

Për lojtarin kanë shfaqur interesim Chelsea dhe Bayern Munich.

Më parë u raportua se Borussia Dortmund do të preferonte ta shiste Gittens te një klub i huaj dhe jo te Bayern Munich.

Gittens iu bashkua zikaltërve në vitin 2020 si lojtar i lirë nga Manchester City. Kontrata e tij aktuale është deri në vitin 2028.

Këtë sezon ai ka luajtur 32 ndeshje për klubin gjerman, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë 3 asistime. /Telegrafi/