Please enter at least 3 characters.

Boris Pasternak: Mrekulli, në Moskë ka ardhur Aleksandër Moisiu

2020/10/Aleksander-Moisiu-resized-e1603711312713.jpg

Përktheu dhe përgatiti: Bujar Hudhri

Maria P. Gonta (1904-1995) poete, aktore dhe gazetare ukrainase. Mike e ngushtë e Vladimir Mayakovsky-it Boris Pasternak-ut. Në vitet 1930 ka botuar shkrime për aviacionin në revistën “Prozhektor’ dhe në gazetën “Ylli i kuq”. Nga libri i saj me kujtime, po shkëpusim një fragment ku flitet për entuziazmin e Pasternak-ut që do të shihte në skenë aktorin e famshëm Aleksandër Moisiu gjatë turneut në Moskë në vitet 1924-25.

“Një mëngjes janari të vitit 1925 dëgjoj nga telefoni një zë të emocionuar:- Një mrekulli! Mali ka ardhur te Muhameti, - fliste Boris Pasternaku. - Në Moskë ka mbërritur për një turne Sandro Moisiu…Dukej qartë, nga tronditja dhe gëzimi i paduruar i Borisit, sikur po na ftonte në një gosti… që Sandro Moisiu ishte ardhja e Shekspirit, që kishte për të rëndësinë jetike të “truallit dhe fatit”. Aq i emocionuar ishte Pasternaku para se të ngrihej perdja, sikur do ta luante ai vetë Hamletin.… Origjinaliteti ishte tronditës. Me një xhaketë të shkurtër të përdorur, prej kadifeje, me triko dhe këpucë të vjetra hyri në sallë, si për në shtëpi, pa u vënë re, si padashur: - Më keni thërritur, nënoke?… Aktin e parë Moisiu e përcolli si një monolog të brendshëm të Hamletit … u fshi çdo nocion për lojën, për rolin - ai ishte vetë Hamleti, kryekreje, ishte një mrekulli, që na kishte ardhur nga thellësitë e katërqind vjetëve.Borisi i shkoi në prapaskenë … I tronditur dhe i ngazëllyer, me sytë arabikë që i shkrepëtinin, duke bërë gjestikulacione në ajër, duke aktruar. Kurse Hamleti dëgjonte i mahnitur, Hamleti qeshte……Moisiu ishte për Pasternak-un jo vetëm një shfaqje teatri, por një ikonë, një model i qasjes në art, një shembull i pavdekësisë, që shkonte pas gjurmëve të të përjetëshmëve…

“Hamleti” - thoshte Pasternaku, sipas kujtimeve të Maria Gonta-s - është tragjedia më jetëshkrimore e Shekspirit”. Por, a nuk ka qenë kjo tragjedi po kaq autobigrafike për vetë Pasternak-un? Dhe, ndofta, pikërisht këtë jetëshkrimësi aie ndjeu në lojën e Sandro Moisiut, i cili, shkruan Gonta, “nuk e luante Hamletin, nuk kishte pamjen e Hamletit, nuk e jetonte Hamletin, ai ishte vetë Hamleti i gjallë”. Ai ishte aq i shtrenjtë për Pasternak-un sepse te Moisiu kishte parë atë mrekulli të gjallë të pavdekësisë, e cila i ishte shfaqur në ëndërrimet rinore në mendimet e zjarrta të referatit të tij “Simbolizmi dhe pavdekësia”. /Gazeta “ExLibris”/