Please enter at least 3 characters.

Bonucci: Refuzova Unitedin në verë për tu kthyer në shtëpi

2018/10/BonucciJuve.jpg
223:"TURIN, ITALY - SEPTEMBER 29: Leonardo Bonucci of Juventus reacts during the Srie A match between Juventus and SSC Napoli at Allianz Stadium on September 29, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images )
12:"Getty Images

Leonardo Bonucci ka folur për prapaskenat e kësaj vere ku zgjodhi të kthehet të Juventusi.

Italiani u transferua vitin e kaluar nga Juventusi te Milani për një shifër prej 40 milionë eurosh duke befasuar të gjithë.

Megjithatë, Bonucci nuk arriti të bëjë asgjë te Rossonerët dhe këtë verë rivendosi përsëri për të ardhmen e tij.

31-vjeçari pati oferta të mëdha nga Liga Premier, por vendosi të rikthehet aty ku fitoi shumë tituj, te Juventusi.

Leonardo Bonucci dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

"Në thelb ka pasur disa mundësi transferimi te Manchester City dhe Manchester United", ka thënë fillimisht Bonucci ai për Daily Telegraph.

"Me Manchester Cityn kur mora ofertën [në 2016] kam biseduar me klubin, bisedova me Juventusin dhe vendosëm se ishte mirë që unë të qëndroj dhe të vazhdoj të fitojë me Juventusin".

"Dhe këtë vit kur më thanë se kishte mundësi të kthehesha në shtëpi, të kthehesha në Juventus, unë sapo ndalova të dëgjoj ndonjë ofertë tjetër dhe vendosa të kthehesha këtu".

Mbrojtësi italian është pyetur edhe në lidhje me interesimin e Djajve të Kuq këtë verë dhe përsëriti: "Po". /Telegrafi/