Please enter at least 3 characters.

Bieber do të shkojë në shtëpinë e një fansi fatlum për të dhënë shfaqje private për bamirësi

2020/04/GettyImages-533596054.jpg
205:"LAS VEGAS, NV - MAY 22: Recording artist Justin Bieber performs onstage during the 2016 Billboard Music Awards at T-Mobile Arena on May 22, 2016 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i muzikës pop, Justin Bieber, po inkurajon fansat e tij të dhurojnë para për të luftuar kundër pandemisë coronavirus.

Kanadezi së fundmi ka dhënë edhe një lajm të madh për të gjithë adhuruesit e këngëve të tij, e që do të mund të realizohet vetëm nëse ata i ndihmojnë në luftën kundër virusit vdekjeprurës.

Ai ka premtuar se do të udhëtojë në shtëpinë e njërit nga fansat e tij dhe do të këndojë në mënyrë private këngën “One Less Lonely Girl”, shkruan Mirror.

"Unë do të udhëtoj në shtëpinë e fituesit special dhe do t'i këndoj 'One Less Lonely Girl", personalisht dhe mendoj se do të jetë vërtet e veçantë”, tha ai në profilin e tij në Instagram.

Pas kësaj, interpretuesi i ndjekur vazhdoi të emërojë edhe tre persona të tjerë për të marrë pjesë në sfidë.

Justin dërgoi këtë lloj sfide te Kanye West, Chris Brown dhe Chris Pratt, të cilët nëse e pranojnë do të duhej të vepronin njëjtë sikurse Bieber. /Telegrafi/