Please enter at least 3 characters.

Beyonce e përballon me elegancë një incident garderobe gjatë koncertit në Londër – reagimi i saj dhe i balerinëve merr duartrokitje

Superylli i muzikës pop, Beyoncé, ka kaluar me shumë hijeshi një incident mode gjatë koncertit të saj në Londër, pjesë e turneut “Cowboy Carter”.

Gjatë mbrëmjes së saj të parë nga gjithsej gjashtë koncerte në kryeqytetin britanik, këngëtarja 43-vjeçare performoi me një kostum të artë. Teksa këndonte këngën "I'm That Girl", ajo ngriti njërën këmbë dhe në atë moment, pantallonat i rrëshqitën dhe ranë në skenë – moment që u kap nga kamera dhe u bë viral.

Beyoncé reagoi me shpejtësi. Gjatë një pauze muzikore, ajo uli duart dhe i ngriti pantallonat, ndërsa, sapo u drejtua, buzëqeshi dhe vazhdoi koreografinë me profesionalizëm, duke marrë përkrahjen e zjarrtë të publikut. Njëri prej balerinëve të saj vrapoi për t’i rregulluar veshjen, ndërkohë që ajo vazhdonte këngën si të mos kishte ndodhur asgjë.

Në TikTok, fansat reaguan menjëherë ndaj këtij momenti, duke lavdëruar qetësinë e Beyoncé dhe profesionalizmin e ekipit të saj: “Balerinët meritojnë një dhjetëshe të pastër! Mënyra si u kthyen në rresht pa gabuar – wow!”, “Spektakli duhet të vazhdojë! Dhe ata vepruan menjëherë!”, “Pantallonat kishin koreografinë e tyre në ritëm”, “Sinqerisht, nuk dukej as si gabim. E adhuroj!” - ishin disa nga komentet.

Pjesa evropiane e turneut “Cowboy Carter” pritet të përfundojë më 26 qershor në Paris. Pas kësaj, Beyoncé do të rikthehet në Shtetet e Bashkuara për të performuar në Houston, Washington D.C. dhe Atlanta, ndërsa turneun do ta përmbyllë më 26 korrik në Las Vegas. /Telegrafi/