Please enter at least 3 characters.

Besnik Qaka bëhet baba për herë të parë, bashkëshortja Lolita sjellë në jetë vajzën

2018/03/besnik_qaka_20986879_1399449860132644_916209072192094208_n-e1520777004774.jpg

Vokalisti i NRG Band, Besnik Qaka, është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja Lolita pritën në jetë fëmiun e parë të tyre, të gjinisë femërore.

Këngëtari ka postuar një foto të vajzës së vogël në rrjetin social Instagram.

Vajza është pagëzuar me emrin Una.

"Fryma jote e parë, na e mori tonën... #UnaQaka", ka shkruar Besniku në rrjetin social Instagram.

Besniku vitin e kaluar i dha fund beqarisë duke u martuar me të fejuarën, Lolita Begollin.

Përkundër angazhimeve në jetën private, Besniku ishte aktiv në karrierën e tij muzikore duke sjellë së fundmi baladën "Harrom". /Telegrafi/