Please enter at least 3 characters.

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez shfaqen më të dashuruar se kurrë në premierën e “Air”

2023/03/Screenshot_7-43.png

Romanca e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u shfaq dukshëm në premierën e filmit të tij të ri, “Air”, të hënën mbrëma.

Ndërsa dyshja ecnin në tapetin e kuq, çiftit iu desh një moment për t’u ndalur dhe puthur para kamerave.

Lopez dukej e mahnitshme me një fustan shkëlqyes dhe jeshile neoni, me rruaza në pjesën e sipërme të tejdukshme, kurse Affleck dukej i pashëm me një kostum prej kadifeje.

Ben dhe Jennifer Lopez (Foto: Film Magic)

Këngëtarja e “Waiting for Tonight” dhe ylli i “Argo” dukeshin më të lumtur se kurrë në këtë ngjarje.

Të tjerë të përfshirë në film janë: Matt Damon, Viola Davis, Chris Tucker, Jason Bateman, Marlon Wayans, Jessica Green, Chris Messina, Tom Papa etj.

Ben dhe Jennifer Lopez (Foto: Film Magic)

Premierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta ketë më 5 prill të vitit 2023.

Ben është po ashtu regjisor i këtij filmi të realizuar nga: Amazon Studios dhe Warner Bros.

Ben dhe Jennifer Lopez (Foto: Film Magic)

Skenarin e projektit ndërkohë e ka shkruar Alex Convery. /Telegrafi/

Ben dhe Jennifer Lopez (Foto: Film Magic)