Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha: Të pasmet e mia janë origjinale, jam e lodhur nga njerëzit që flasin për peshën time

2018/07/bebe2.jpg
230:"SAN ANTONIO, TX - MARCH 30: Bebe Rexha performs onstage during the AT&T Block Party at the NCAA March Madness Music Festival at Hemisfair on March 30, 2018 in San Antonio, Texas. (Photo by Rick Kern/Getty Images for Turner )
23:"Getty Images for Turner

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka lansuar së fundmi albumin e saj më të ri "Expectations".

Këngët e saj janë pëlqyer shumë, dhe janë publikuar të gjitha në YouTube në versionin e animuar.

Për promovimin e albumit, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares) ka qenë shumë aktive në intervista, spektakle e koncerte të ndryshme.

Ajo vazhdon të jetë shumë e ndjekur edhe nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo hodhi në rrjetin social Instagram një imazh ku shfaq të pasmet, teksa shkruan në mbishkrimin e fotografisë se janë origjinale të saj, dhe se nuk përdor 'photoshop'.

"Më vjen keq që duhej. Po është e vërtetë. Nuk janë me 'photoshop'. Po kam fituar peshë. Për shkak se unë jam njeri dhe më pëlqen të ha. Dhe kur ha karbohidrate, prapanica ime fiton peshë. Dhe e dini çfarë? Unë e dua prapanicën time të madhe!", ka shkruar Rexha.

Tutje, këngëtarja ka thënë se nuk i pëlqen fakti që të tjerët merren me peshën e saj.

"Jo çdo këngëtare do të ketë një madhësi zero, e butë dhe që duket si modele. Nëse kjo është ajo që ju doni prej meje, atëherë ju nuk jeni duke e marrë atë. Me keqardhje apo pa keqardhje. Jam e lodhur nga njerëzit që flasin për peshën time", ka përfunduar këngëtarja statusin e saj. /Telegrafi/