Please enter at least 3 characters.

BE: Përmirësimi i lirisë së mediave në Kosovë duhet të vazhdojë

Kosova ka shënuar përmirësim të dukshëm në fushën e lirisë së mediave, duke u ngritur për 15 pozita në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të organizatës “Reporterët pa Kufij”.

Ky progres është vlerësuar edhe nga ushtruesja e detyrës së shefës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, e cila ka theksuar se ky zhvillim duhet të ruhet dhe të forcohet më tej.

“Është inkurajuese të shohësh Kosovën të ngjitet për 15 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij. Ky progres tani duhet të mbahet nga zyrtarët publikë dhe nga elita politike, të cilët ndajnë përgjegjësinë për të siguruar një mjedis që e mbështet median,” ka deklaruar Palatova.

Ajo ka shtuar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë mbështetjen për mediat dhe lirinë e shprehjes në Kosovë.

“BE-ja do të vazhdojë të mbështesë mediat dhe lirinë e shprehjes në Kosovë,” ka theksuar ajo.

Sipas raportit të Reporterëve pa Kufij, përmirësimi i Kosovës reflekton hapa pozitivë në ambientin mediatik, megjithatë sfidat në këtë fushë mbeten ende të pranishme. /Telegrafi/