Please enter at least 3 characters.

BDI: Asnjë seancë të Qeverisë nuk e ka kryesuar zv.kryeministri i parë shqiptar

BDI
BDI
BDI

Nga BDI thonë se nga qershori i vitit 2024 deri më sot, asnjë nga zëvendëskryeministrat e parë shqiptarë të kësaj Qeverie nuk ka kryesuar qoftë edhe një seancë të vetme të Qeverisë.

"Kjo e tregon më qartë se çdo deklaratë propagandistike se çfarë peshe reale kanë shqiptarët brenda kësaj Qeverie. Pozita mund të quhet “zëvendëskryeministër i parë”, mund të ketë zyrë, kabinet, veturë dhe protokoll, por nëse për më shumë se dy vjet nuk të besohet drejtimi as i një seance të vetme të Qeverisë, atëherë është legjitime të pyetet: çfarë është “i parë” në këtë funksion?".

"Në qeveritë e kaluara, funksioni i zëvendëskryeministrave ishte mekanizëm real politik dhe institucional i bashkëqeverisjes. Sot është reduktuar në dekor. Dhe kjo është çështja kryesore: jo sa poste kanë marrë, por sa vendimmarrje kanë në dorë. Shifra është e pamëshirshme: 0 seanca të kryesuara me 0 vendimmarrje", thonë nga BDI.