Please enter at least 3 characters.

Barcelona nis bisedimet për rinovimin e kontratës së Messit

2019/07/Messi-10-1.jpg
254:"BARCELONA, SPAIN - MARCH 30: Lionel Messi of Barcelona celebrates after scoring his team's second goal during the La Liga match between FC Barcelona and RCD Espanyol at Camp Nou on March 30, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona është e interesuara të rinovojë edhe për disa vite kontratën e yllit të tyre, Lionel Messi.

Messi ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me klubin katalunas në vitin 2004.

Që nga ajo kohë, ylli argjentinas ka rinovuar plot dhjetë herë kontratën e tij me klubin nga Camp Nou.

32-vjeçari tashmë ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij aktuale, por drejtuesit duan t'ia rinovojnë edhe për disa vite.

Barcelona dëshiron ta blindojë yllin e tyre (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit të njohur ESPN FC, Barcelona ka nisur tashmë bisedimet me Messin për rinovimin e kontratës së sulmuesit.

Ideja e klubit nga Camp Nou është që Messi të vazhdojë kontratën edhe dy vite tjera dhe të mbetet në klub deri në moshën 36-vjeçare. /Telegrafi/