Barcelona - Atletico Madrid, formacionet zyrtare të derbit të javës në La Liga
Barcelona dhe Atletico Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll.
Blaugranët janë nikoqir të Los Colchoneros në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 27-të të La Ligas.
Skuadra e Ernesto Valverdes ka lëshuar terren pasi në pesë ndeshjet e fundit ka tri barazime dhe dy fitore, kështu që dëshiron fitore për t'iu shmangur në tetë pikë Atleticos.
Në anën tjetër, skuadra e Diego Simeones ka shënuar fitore të njëpasnjëshme dhe i është afruar Barcelonës në vetëm pesë pikë dhe dëshiron të hyjë ashpër në luftë për titull me një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Pique, Umtiti, Alba; Busquets, Rakitic, Iniesta; Coutinho; Messi, Suarez.


