Please enter at least 3 characters.

Barca bind në fitoren ndaj Eibarit, Messi arrin shifrën prej 400 golash në La Liga

2019/01/LionelMessiEibar-1.jpg
301:"BARCELONA, SPAIN - JANUARY 13: Lionel Messi of FC Barcelona celebrates his team's second goal during the La Liga match between FC Barcelona and SD Eibar at Camp Nou on January 13, 2019 in Barcelona, Spain. The goal is Messi's 400th goal in La Liga for FC Barcelona. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ka arritur fitore bindëse prej 3-0 kundër Eibarit në Camp Nou, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në La Liga.

Pas 19 minutash lojë, Luis Suarez e zhbllokoi rezultatin falë kombinimit me Philippe Coutinhon, ndërkohë që goditja finale e uruguaianit ishte mjeshtërore.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Gjatë pjesës së parë, Sergio Enrich e pati një shans të mirë për mysafirët, mirëpo nuk e konkretizoi dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e Blaugranëve.

Në fraksionin e dytë shënoi lojtari më i mirë i katalunasve, Lionel Messi (53'). Argjentinasi pranoi një top nga Suarez dhe e shënoi golin e tij të 400-të në kampionatin spanjoll, duke u bërë njëherësh i vetmi lojtar që arrin këtë numër golash në La Liga.

Në vazhdim, pas një rasti të pakonkretizuar, Luis Suarez u gjet sërish në shans dhe kësaj radhe u tregua i saktë (59'), për të dytën herë në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Barcelona vazhdon kryesimin në La Liga me 43 pikë, pesë më shumë se përcjellësi më i afërt, Atletico Madrid.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Eibari ka grumbulluar 22 pikë në këto 19 javë dhe qëndron tri pikë larg zonës së rrezikut.

Leganes është kundërshtari i ardhshëm i Blaugranëve, derisa Eibari është nikoqir i Espanyolit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x70l0q0

https://www.dailymotion.com/video/x70l1yk