Please enter at least 3 characters.

Banori i Kolovicës: Komunën e paralajmërova për tragjedinë, më thanë je me Isa Mustafën (Video)

2016/06/vendi-e1466693815223-780x439-1.jpg

Një banorë i Kolovicës pretendon se lagja e kishte denoncuar disa herë gropën me ujë ku sot humben jetën dy fëmijë, por ata ishin injoruar për shkak të dallimeve partiake, shkruan Gazeta Express.

“Banoret e kanë denoncuar disa herë në komunë, por nga komuna na kanë thënë që jeni të Isa Mustafës dhe nuk kanë reaguar”, tha Avdyl Hyseni, banor i kësaj zone.

Gropa me ujë ku sot humbën jetën dy fëmijë, në lagjen “Kolovicë’ të Prishtinës, sipas banorëve, përdorej edhe më herët nga fëmijët e asaj zone si pishinë për t’u larë.

Në vendin ku kanë humbur jetën dy fëmijët është marrë zhavorr nga disa bagerë, e si rrjedhojë është lënë i pambuluar dhe për pasojë është mbushur me ujë.

Për më tepër vendi nuk është rrethuar kurrë për të treguar se është vend i rrezikshëm.

Dy fëmijët që u mbyten në këtë gropë ishin vëlla e motër të familjes Mramori. Vajza ishte 13 vjeçe ndërsa djali 11.

Vdekja e dy femijeve- Banori akuzon komunenby GazetaExpress