Please enter at least 3 characters.

Banka Popullore: Këtë vit rritje ekonomike prej 3.5 përqind, vitin e ardhshëm 3.8

2016/04/Banka-Popullore-e-Maqedonise.jpg

Rritje ekonomike prej 3.5 përqind këtë vit, dhe 3.8 përqind vitin e ardhshëm, parashikon Banka Popullore. Projeksionet e fundit në konferencën për shtyp i paraqiti guvernatorja, Anita Angelovska Bezhovska.

Ajo tha se nuk disa devijime më domethënëse nga parashikimet e muajit prill.

Ka pritshmëri më të ulëta për tregtinë e jashtme për shkak të lëvizjeve negative ekonomike të partnerëve më të rëndësishëm tregtarë të vendit. Sidoqoftë, pritjet janë që prirjet e favorshme do të vazhdojnë për kompanitë e drejtuara nga eksporti. Megjithatë, kërkesat e brendshme priten të jenë të larta./Telegrafi/