Please enter at least 3 characters.

Balena gjigante shfaqet para pushuesve, gllabëron fokën brenda tre sekondash (Video)

2018/03/Balena-foto.jpg
35:"© West coast Wildlife via Storyful

Pushuesit që po lundronin me kajakë në një bregdet të Kanadasë, mbetën të hutuar nga një balenë gjigante, që u shfaq papritmas për të zënë prenë.

Foka po qëndronte qetë në sipërfaqe, kur grabitqari doli prej thellësie dhe e gllabëroi me nofullën e fuqishme, transmeton Telegrafi.

E tërë ngjarja, mes sulmuesit dhe presë u zhvillua brenda tri sekondash.

“Atë ditë kam parë shumë balena, që hidhësish në sipërfaqe, por larg meje. Kjo ishte masive dhe dukej sikur po e hante drekën para meje”, ka qenë përshkrimi i videos.

Njohësit e gjallesave detare, kanë thënë se kjo është një ngjarje e rrallë që nuk mund të shihet shpesh nga njerëzit. /Telegrafi/