Please enter at least 3 characters.

Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

2024/11/ish-ministrja-e-Arsimit-Hykmete-Bajrami-raporton-ne-Komisionin-Hetimor-Parlamentar-per-procesin-e-blerjes-se-teksteve-mesimore-foto-Ridvan-Slivova-7-e1731593647763.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami ka replikuar me zëvendësministrin e Arsimit, Taulant Kelmendi lidhur me projektin e digjitalizimit të arsimit në vlerë 5.6 milionë euro.

Bajrami në një status në Facebook, i ka quajtur manipulanta zyrtarët e LVV-së, përfshirë këtu edhe zëvendësministrin Kelmendi.

“Pyeteni Jusuf Thaçin për këtë projekt të vitit 2014-2017. Pyeteni Arben Vitinë si e ka ditë ai për këtë projekt dhe lidhjen e tij me Bekim Kasumin, që e ka implementu këtë  projekt”, ka shkruar Bajrami.

Deputetja e LDK-së, tutje ka theksuar se në MASHT ajo ka qenë ministre 4 muaj dhe se e ka ndaluar fazën e dytë të këtij projekti.

“Unë në MASHT kam qenë ministre 4 muaj dhe e kam ndalu fazën e dytë të këtij projekti. Për projektin unë jam deklaru, shih artikullin në Kallxo.com të datës 9 prill 2020”, ka shkruar Bajrami. /Telegrafi/