Please enter at least 3 characters.

"Babë e bir ranë në kontakt me rrymën", policia jep detaje për rastin tragjik në Deçan

Dy persona kanë humbur jetën të dielën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike në fshatin Maznik të Deçanit.

Sipas njoftimit policor, rreth orës 20:40, Stacioni Policor në Deçan është informuar nga QKMF-Deçan se dy persona ishin pranuar me lëndime të rënda të dyshuara si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike dhe më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime në DRP-Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se viktimat, teksa po pastronin një veturë në oborrin e shtëpisë së tyre, kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Pavarësisht ndërhyrjes së ekipit mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, rreth orës 21:20 është konstatuar vdekja e të dy viktimave.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet kompetente./Telegrafi.