Babaj zbulon taktikat qesharake të trajnerit për ndeshjen legjendare kundër Real Madridit me yje si Ronaldo, Kaka dhe Benzema
09/03/2025
Ish-futbollisti, Shpëtim Babaj ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit.
Ai ka rrëfyer për përballjen e Gramozit në miqësoren me Real Madridit dhe taktikat qesharake të trajnerit.
“E kishim një trajner haj kuku, çfarë trajneri ai mos vet. Ishte Agim Canaj, jo babai i Lorikut që të mos keqkuptohemi”, ka thënë fillimisht ish-futbollisti.
“Ai ishte trajneri më i dobët që kam pas në karrierën time. Ai filloi ta zbulonte formacioni dhe unë e Devi Muka ishim duhanpirës...”, ka vazhduar rrëfimin e tij Babaj.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos dhe KGM Kosova. /Telegrafi/


