Please enter at least 3 characters.

Atmosferë e zjarrtë në Stadio Maradona

2023/05/napoli.jpg

Edhe pse nuk zhvillohet lojë në Stadio ‘Diego Armando Maradona’, atmosfera në stadiumin e Napolit është e zjarrtë.

Lideri i deritanishëm i Serie A zhvillon ndeshjen e xhiros së 33-të në Udine, por festa është duke u organizuar në shtëpi.

Në fakt, raportohet se rreth 50.000 tifozë kanë blerë bileta për ta shikuar në monitorë të mëdhenj brenda stadiumit ndeshjen që mund ta shpallë kampion klubin e tyre të zemrës.

Po ashtu, është raportuar se rreth 10.000 tifozë të Partenopei kanë blerë bileta për ta ndjekur ndeshjen në Dacia Arena kundër Udineses.

Napoli do të shpallet kampion i Italisë në sezonin 2022/2023, për herë të parë pas 33 vitesh, në rast se arrin të nxjerrë rezultat pozitiv (barazim ose fitore). /Telegrafi/