Atletico kthehet te fitorja (Video)
21/02/2015
Kampioni e fitoi ndeshjen që në pjesën e parë, gjatë të cilës i shënoi të tre golat.
Në minutat e para të sfidës u akordua penalti në favor të vendasve dhe Mario Mandzukic ishte efektiv nga penaltia (13’).
Antoine Griezmann i shënoi dy golat e radhës (20’ dhe 29’) për të siguruar pikë të plota për ekipin nikoqir.
Kjo fitore e ngre Atletico Madridin në kuotën e 53 pikëve, tri më pak se Barcelona që gjendet në vend të dytë dhe katër më pak se Real Madridi që është i pari.
Lideri nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj jave, ndërsa të dielën është mysafir i Elches. /Telegrafi/


