ATK prezanton “Lojën Shpërblyese Tatimore”: Kuponi fiskal kthehet në mundësi fitimi
24/11/2025
Administrata Tatimore e Kosovës po sjell një mënyrë të re dhe plotësisht digjitale për të inkurajuar marrjen dhe skanimin e kuponëve fiskalë.
Përmes iniciativës së re të quajtur “Lojë Shpërblyese Tatimore”, çdo qytetar do të ketë mundësinë që, duke skanuar kuponët fiskalë përmes aplikacionit mobil të ATK-së, të marrë pjesë në shpërblime të rregullta.
Sipas njoftimit të publikuar nga ATK, aplikacioni shumë shpejt do të jetë i qasshëm në App Store dhe Google Play, duke e bërë procesin e skanimit të kuponit të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurt.
Më shumë detaje rreth shpërblimeve dhe mënyrës së funksionimit priten të publikohen nga ATK gjatë ditëve në vijim.


