Please enter at least 3 characters.

Aston Villa konsideron Henryn për trajner

2018/07/Thierry-Henry-2.jpg
315:"SAINT PETERSBURG, RUSSIA - JULY 14: Belgium assistant coach Thierry Henry looks on during the warm up prior to the 2018 FIFA World Cup Russia 3rd Place Playoff match between Belgium and England at Saint Petersburg Stadium on July 14, 2018 in Saint Petersburg, Russia. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
12:"Getty Images

Legjenda franceze, Thierry Henry ka përfunduar në radarin e skuadrës së njohur angleze, Aston Villa.

Aston Villa ka tanimë disa pronarë të rinj që kanë blerë shumicën e aksioneve në klub.

Këta pronarët e rinj të klubit anglez janë të gatshëm të investojnë para në klub pasi duan t'i kthehen sukseseve dhe niveleve të larta.

Pronarët janë duke vendosur nëse dëshirojnë të sjellin një menaxheri të ri në klubin e tyre.

Henry është ndihmës trajner te Belegjika (Getty Images)

Sipas tabloidit Daily Mail, Thierry Henry ka përfunduar në listën e ngushtë për trajnerin e ri të Aston Villas.

Legjenda franceze shihet si ideal për të zëvendësuar Steve Bruce, nëse nevojitet një ndryshim në krye të skuadrës.

Henry ishte një ndihmës-trajner te Kombëtarja e Belgjikës, e cila zuri vendin e tretë në Botërorin "Rusia 2018".

Mediumi anglez gjithashtu raporton se e pasigurt nëse Henry do të jetë i interesuar në pozitën e trajnerit te Villa, pasi më parë dëshiron të bëjë përvojë. /Telegrafi/