Ashton sfidon veten, Thaçin dhe Dacicin për Nobel
Nëse keni menduar se si të visheni për ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel që mbahet diku në vjeshtën e vitit ardhshëm, mos e bëni këtë.
Siç dihet Hashim Thaçi, Ivica Dacic dhe Baronesha Catherine Ashton vetëm janë nominuar pë këtë çmim dhe atyre mund t'ju shtohen konkurrentë seriozë gjatë rrugës.
Edicioni për Europë i "The Wall Street Journal", në versionin online ka shkruar se konkurrenti kryesor i tre të nominuarve (Thaçit, Dacic dhe Ashton), mund të jetë vet Baronesha Ashton me një proces krejt tjetër - marrëveshjen për armët nukleare me Iranin.
"Tani para se të nguteni për të blerë kostume dhe fustane dhe bileta të aeroplanit për Oslo pak vëmendje. Para se komiteti ta bëjë zgjedhjen - përafërsisht 10 muaj prej tani shumë konkurrent të ri mund të shfaqen. pesë anëtarët dinjitoz të Komitetit të Nobelit janë pa dyshim duke shikuar me vëmendje marrëveshjen për armët nukleare me Iranit, (një mundësi e re që ta fitojë Nobelin për Baroneshën Ashton pasia jo ka kryesuar bisedimet me Iranin)", shkruan Wall Street Journal, citon Tribuna.
Po ashtu konkurrentë tjetër mund të jetë edhe paqja eventuale në Siri dhe ajo ndërmjet Izraelit dhe Palestinezëve.
"Mund të ketë edhe përfundim të dhunës në Siri dhe nuk duhet harruar edhe përkushtimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për të nxitur marrëveshje ndërmjet Izraelitëve dhe Palestinezëve", shkruan WSJ.
Pengesë tjetër është fakti që Dacic dhe Thaçi mund të mos i përmbushin ato që kanë arritur në bisedime.
"Dacic dhe Thaçi mund të mos jenë në gjendje t'i përmbushin ato që kanë arritur vitin e ardhshëm derisa bisedimet e Beogradit me BE-në rrëshqasin në bisedimet monotone për reformat e detajuara dhe nëse rajoni vazhdon të vuaj nga vështirësitë e vazhdueshme ekonomike që vijnë nga Europa", shkruan WSJ. /Telegrafi/


