Please enter at least 3 characters.

Arteta shpjegon si e bindi Granit Xhakën të qëndrojë te Arsenali

2020/01/GranitXhaka.jpg
271:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 06: Granit Xhaka of Arsenal (c) argues with Rob Holding of Arsenal (L) during the FA Cup Third Round match between Arsenal FC and Leeds United at the Emirates Stadium on January 06, 2020 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas prishjes së raporteve me tifozët e Arsenalit në fund të vitit të kaluar, dukej e sigurt se Granit Xhaka do të largohej nga Topçinjtë.

Hertha Berlini ishte shumë pranë që ta kthente ish-lojtarin e Borussia Monchengladbachut në Gjermani dhe bisedimet ishin të avancuara.

Mirëpo, trajner i ri, Mikel Arteta, arriti ta bindë mesfushorin shqiptar që të qëndrojë në Emirates së paku deri në fund të sezonit. Ai ka treguar se si ia arriti qëllimit duke i thënë 27-vjeçarit se do ta kishte gjithë mbështetjen e klubit dhe sërish do ta kthente dashurinë për futbollin.

Mikel Arteta (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

“Mesazhi i parë për të ishte se doja ta kuptoja se si ndihej, pse po ndihej ashtu. Doja që ai ta dëgjonte mendimin tim për të dhe se isha i gatshëm ta mbështesja dhe do t’i bëja presion klubit që ta mbështeste, sepse mendoj se do të jetë një lojtar shumë, shumë i mirë për ne dhe do ta shijojë futbollin duke luajtur nën drejtimin tim”.

“U përpoqa ta bind në këtë mënyrë. Ai e mendoi, më pas pati përgjigje shumë pozitive dhe mendoj se ka ndërruar mendje”, është shprehur Arteta. /Telegrafi/