Please enter at least 3 characters.

Arter tregon se çfarë i tha Guardiola pas takimit ndaj Cityt (Foto)

2017/02/3D2DDF0D00000578-0-image-m-69_1487028971880.jpg
13:"© Sky Sports

Momenti mes Pep Guardiola dhe Harry Arter pas fitores së Manchester Cityt dhe Bournemouthit vazhdon të komentohet në media dhe rrjetet sociale.

Trajneri spanjolli ngushëlloi mesfushorin për vdekjen e vajzës në vitin 2015 dhe njëkohësisht e uroi për fëmijën që po pret të lind këtë javë.

Mediat e kishin të vështirë të deshifronin fjalët e Pep, por Arter ka treguar saktësisht çfarë i ka thënë trajneri i Cityt.

“Ai më tha mua dhe partneres sime urimet më të mira para lindjes së fëmijës tonë", ka thënë Arter. /Telegrafi/

Vlen të theksohet se ylli i Bournemouthit ka tatuazh '10-12-2015', këta numra janë datëlindja e Renees, e cila nuk jeton më. /Telegrafi/