Arta Kabashi rikthehet me këngën e re "Lejëm"
Këngëtarja Arta Kabashi është rikthyer me një projekt të ri muzikor të titulluar "Lejëm", që tashmë është i disponueshëm me videoklip zyrtar në YouTube.
Projekti i ri është lansuar në kanalin ART, nën Fole Publishing, ndërsa për realizimin muzikor është përkujdesur Elgit Doda, i cili mban edhe vulën e producentit.
Teksti i këngës është shkruar nga vetë artistja, Elgit Doda dhe ZTC, gjersa videoklipi u realizua nga Venetwork.
“Lejëm” vjen si një tjetër dëshmi e vazhdimësisë së saj në muzikë, me një projekt të ri që po tërheq vëmendje te fansat, sidomos për faktin se Arta ka qenë më e tërhequr nga ekspozimi publik gjatë muajve të fundit.
Në fakt, këngëtarja prej kohësh ka bërë një distancim nga rrjetet sociale, megjithatë në muzikë ka vazhduar të mbetet aktive, duke sjellë projekte të reja dhe duke e mbajtur kontaktin me publikun përmes punës së saj artistike.
Kënga “Lejëm” është publikuar gjithashtu edhe në platformat digjitale, duke u bërë e qasshme për dëgjuesit në shërbime muzikore online.
Besohet se kjo paraqitje e Artës do të pëlqehet edhe nga publiku e do të marrë suksesin e merituar. /Telegrafi/


