Arsenali e mbyll sezonin në stil kampioni, triumfon te Crystal Palace
Arsenali e ka mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme për të triumfuar te Crystal Palace.
“Topçinjtë” u shpallën kampion në mesjavë kur gaboi Man City, por arkëtuan pikët e plota edhe te Palace me rezultat 1-2.
Gabriel Jesus pas një asistimi të Gabriel Martinellit kaloi Arsenalin në epërsi (42’).
Kurse, ishte Noni Madueke që shënoi një gol të bukur për ta vulosur fitoren (48’).
E tëra që bëri Crystal Palace ishte goli i nderit falë të inkuadruarit Pino, që shënoi pas asistimit të Pinos (89’).
Vendasit në fakt shënuan edhe dy minuta më vonë falë Pino, por goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.Arsenali kësisoj e mbyll sezonin me 85 pikë ndërsa Palace si vend i 15-të me 45 sosh.
Skuadra e Mikel Artetas ndërkohë synon ta shtojë edhe një trofe së shpejti, pasi duan Ligën e Kampionëve, ku në finale përballen me PSG-në./Telegrafi/


