Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë
18/01/2025
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase ruse e cila i kishte ofruar 50 euro ryshfet zyrtarit policor për t’ia mundësuar të hyjë në Kosovë pa vizë.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 18:10 në pikë-kalimin kufitar në Merdar.
“PKK Merdar, Podujevë 17.01.2025 – 18:10. Është arrestuar e dyshuara femër ruse shtetas e Rusisë, pasi që u kishte ofruar 50€ ryshfet zyrtarit policor që t’ia mundëson hyrjen në Republikën Kosovës pa vizë”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


