Arrestohet një person në Junik për posedim të paautorizuar të armës
24/06/2026
Një person është arrestuar në Junik nën dyshimin për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Stacioni Policor në Junik ishte njoftuar më 23.06.2026 për një person të dyshuar se posedonte armë pa leje përkatëse.
Policia ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, më 24.06.2026 është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Junik.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar: një pistoletë, një karikator dhe 13 fishekë.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/


