Please enter at least 3 characters.

Aro Muric me Burnleyn bie nga Liga Premier

2024/04/Aro-Muric-1.jpg

Burnley u mposht nga Tottenhami me rezultat 2-1 dhe ka humbur edhe matematikisht gjasat për mbijetesë në Ligën Premier.

Portieri i parë i Burnleyt në ndeshjet e fundit ishte Arijanet Muric, i cili para disa paraqitjeve të mira ngjalli shpresën e ekipit të tij.

Edhe pse ishte në epërsi, Burnley u mposht me përmbysje nga Tottenham.

Humbja e lë Burnleyn me 24 pikë në vendin e 19-të, kur ka mbetur edhe një ndeshje për ta zhvilluar.

Burnley u ngjit këtë sezon në elitën angleze, por do të kthehet në Championship, kategorinë e dytë të futbollit anglez. /Telegrafi/