Please enter at least 3 characters.

Arbeloa flet për humbjen nga Getafe dhe tregon se është i tërbuar me yllin e Realit

Trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa, mbrojti paraqitjen e skuadrës së tij pas humbjes 1-0 ndaj Getafes të hënën në mbrëmje.

Edhe pse pranoi se madrilenët mund të luajnë më mirë, ai theksoi se ekipi i tij kishte bërë mjaftueshëm për të marrë tre pikët. Kjo humbje do të thotë se diferenca me Barcelonën në krye të La Liga mbetet katër pikë.

Megjithatë, Arbeloa ishte i bindur se gara për titull është ende e hapur.

“Jo, tani nuk kemi asnjë objektiv tjetër përveçse të fitojmë 36 pikët që mbeten në lojë. Ky është Real Madridi dhe askush nuk dorëzohet këtu. Është një diferencë që mendojmë se mund ta ngushtojmë".

Pavarësisht se trajneri i Getafes, Jose Bordalas, deklaroi se skuadra e tij e zbatoi në mënyrë perfekte planin e lojës, Arbeloa beson se Real Madridi krijoi rastet më të mira.

“Ne patëm raste më të qarta se Getafe. Patëm shansin e Vinicius, shansin e Rudiger, shansin e Rodrygo... E dinim llojin e ndeshjes që do të luanim. Nuk ndodhi asgjë që nuk e dinim se do të ndodhte".

Ai mori mbi vete përgjegjësinë për humbjen, duke refuzuar të fajësojë lojtarët.

“Nuk mund t’i fajësoj lojtarët e mi për përpjekjen e tyre. Përgjegjësia për përmirësimin e lojës sonë është e imja. Nëse dikush është përgjegjës për humbjen, ai jam unë".

Arbeloa pati edhe rezerva për gjykimin, ndonëse pranoi se skuadra e tij duhet të kishte qenë më agresive dhe më e rrezikshme në të dy krahët, në vend që të mbështetej vazhdimisht te Vinícius Junior.

Në fund të ndeshjes, Franco Mastantuono u përjashtua për mospajtim, çka do ta lërë jashtë përballjes ndaj Celta Vigo. Edhe kartonët e verdhë për Dean Huijsen dhe Alvaro Carreras do t’i mbajnë ata jashtë kësaj sfide. Arbeloa ishte veçanërisht kritik ndaj Mastantuonos:

“Është e papranueshme. Gjëja e Mastantuonos nuk mund të ndodhë. Kartonët e verdhë të Huijsen dhe Carreras janë pjesë e lojës. Por do të kemi tre lojtarë shumë të rëndësishëm në Vigo”, tha ARbeloa. /Telegrafi/