Please enter at least 3 characters.

Apple iWatch vjen në shtator, bashkë me iPhone 6?

2016/01/apple-iwatch-vjen-n-euml-shtator-bashk-euml-me-iphone-6_hd.jpg

Gazeta thotë se iWatch do të krijohet nga Quanta, kompania e cila thuhej se do ta prodhonte versionin e iPad me ekranin prej 12.9 inç.

Apple iWatch do të mbështetet në procesorin e kompanisë Apple, ndërsa tani plani i kompanisë Apple tani është që të prodhojë 65 milionë njësi të iWatch, deri në fund të vitit 2014.

Në orën e re të Apple thuhet se fitnesi do të ketë rol kyç, ngjashëm siç pritet të kenë edhe aplikacionet e reja të përfolura për Apple iOS 8.

Raportohet se Apple iWatch do të vijë në dy madhësi të ndryshme të ekranit: njërin me diagonalen prej 1.3 inç, të dedikuar për femra dhe tjetrin me 1.7 inç për meshkuj. Të dy versionet do të pajisen me xhamin prej safiri. / Telegrafi /