Apasiev padit Gashin për seancën mbikëqyrëse për tragjedinë e Koçanit
25/07/2025
Lideri i "Të Majtës" dhe deputeti Dimitar Apasiev ka ngritur padi në Gjykatën Administrative kundër Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, për atë që ai e quan "anulim të paligjshëm të seancës mbikëqyrëse për Koçanin".
“Sot ngrita padi në Gjykatën Administrative kundër Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe kryetarit Afrim Gashi – për anulimin e paligjshëm të seancës mbikëqyrëse për Koçanin (e cila duhej të mbahej në Komisionin e Përhershëm Hetimor që unë drejtoj)”, njoftoi Apasiev./Telegrafi/


