“Ani nasht” i 2Ton arrin 1 milion shikime (Video)
08/07/2015
Hip hop artisti nga Ferizaj, Arton Avdyli, që njihet ndryshe me emrin artistik 2 Ton, po vazhdon me suksese.
Së fundmi ai prodhoi hitin veror ‘Ani nasht’, këngë që po dëgjohet jashtëzakonisht shumë.
Kënga u publikua me një video, i cili u realizua në qytetin e Strugës, ndërsa vetëm për pak ditë ka arritur shifrën prej një milion klikimesh, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq, 2 Ton ka shfrytëzuar profilin e tij në rrjetin social Facebook që t’i falënderoj të gjithë për përkrahjen që po merr kjo video. /Telegrafi/


