Please enter at least 3 characters.

Andersson: Jemi ekip i mirë dhe e kemi merituar suksesin

2018/07/janneanderson-3.jpg
305:"SAINT PETERSBURG, RUSSIA - JULY 03: Janne Andersson, Head coach of Sweden sings the national anthem prior to the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between Sweden and Switzerland at Saint Petersburg Stadium on July 3, 2018 in Saint Petersburg, Russia. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Suedisë, Janne Andersson, thotë se skuadra e tij bën lojë të mirë ekipore dhe e ka merituar kualifikimin në çerekfinale.

Falë triumfit ndaj Zvicrës, ekipi skandinav i është gëzuar kualifikimit të parë në çerekfinale që nga viti 1994.

(Foto: Getty Images)

"Ishte ndjenjë e papërshkrueshme duke qëndruar në anën e fushës dhe duke i dëgjuar tifozët teksa bërtitnin emrin tim, por futbolli është një sport ekipor dhe kjo skuadër, sipas meje, e personifikon këtë".

lexo po astu

"Të gjithë angazhohemi shumë për njëri-tjetrin, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. E dimë se jemi skuadër e mirë dhe se e kemi merituar suksesin tonë".

"Jemi vërtet shumë të gëzuar për suksesin që e kemi arritur deri më tani. Mirëpo, duhet ta shijojmë këtë shpejt, sepse kemi një ndeshje tjetër shumë shpejt, të shtunën".

(Foto: Getty Images)

"Nuk mjafton kjo që e kemi bërë - duam ta fitojmë edhe ndeshjen e radhës", ka deklaruar Andersson.

Suedia në çerekfinale do të luajë kundër fituesit të duelit ndërmjet Kolumbisë dhe Anglisë. /Telegrafi/