Please enter at least 3 characters.

Ambasadorja Elvana Shala pjesëmarrëse në konferencën e Kongresit Amerikan në Washington

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Rights Commission, Elvana Shala ka udhëtuar sot drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me ftesë të Institutit Amerikan për Diplomaci dhe të Drejta të Njeriut me seli në Washington D.C  Shasla do të mbajë fjalim në Kongresin Amerikan gjegjësisht në konferencën e dytë vjetore te kongresit me temën: Diplomacia dhe Lidershipi Global – Forcimi i Sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë me ndryshim e cila zhvillon punimet me 19 Maj 2025 në selinë e Kongresit Amerikan në Washington D.C

Përveç fjalimit zyrtar ne kongres, gjatë qëndrimit të saj në Washington ajo do të ketë takime te veçanta me drejtoreshën e Institutit Amerikan për Diplomaci dhe të Drejta të Njeriut, kongresmen të ndryshëm dhe zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit që merren me çështjen e diplomacisë publike dhe të drejtave të njeriut si dhe do të pritet në një takim zyrtar edhe në Bankën Botërore./Telegrafi/