Please enter at least 3 characters.

Alidemajt sot do të duhej të ishin në festë: Familjarët që ishin mbrapa në rrugë, thonë se vetura e aksidentuar nuk lëvizte me shpejtësi (Video)

2017/07/alidema03.jpg

Në varrezat e Pozheranit të Vitisë, të shtunën iu dha lamtumira e fundit katër viktimave që humbën jetën në aksident trafiku te rrethrrotullimi ne Prishtinë, në orët e hershme të së premtes.

Në këtë ditë, familja Alidema, do të duhej të kishte festë sepse po e martonin mbesën.

Disa familjarë që kishin qenë duke ardhur mbrapa veturës që u aksidentua, kanë thënë se vetura nuk ishte duke zhvilluar shpejtësi të madhe dhe as shoferi nuk kishte konsumuar alkool atë natë.

I ndjeri Enver Alidema mbrapa la tri vajza e dy djem, ndërsa Ekremi dy djem - njëri ndër ta Qëndrimi që po vazhdon të trajtohet në kujdesin intensiv në QKUK. /Klan Kosova/