Albulena Haxhiu, nga Suhareka vazhdon me fjalime në Ferizaj
04/12/2015
Burime të Koha.net bëjnë të ditur që Albulena Haxhiu sot, gjatë ditës, ka qëndruar në qytetin e Suharekës, e më pas ka udhëtuar drejt Ferizajt.
Në Ferizaj ajo ka mbajtur një takim me strukturat, dhe ka dalë në konferencë me Emrush Xhemajlin, njofton korrespodenti i Kohës Ditore atje.
“Nuk jam në arrati, po zhvilloj aktivitetin politik në terren. Jemi shumë afër fitores për zhbërjen e marrëveshjeve”, ka thënë Haxhiu.
Albulena Haxhiu nuk ka qenë prezente as në manifestimin e opozitës për 28 nëntorin, ku u paraqit Albin Kurti, i cili u arrestua pas manifestimit.


