Please enter at least 3 characters.

Alban Skënderaj dhe 2 Ton lansojnë duetin “Drejt në zemër”

2019/05/2ton-e1556978232371.jpg

Është lansuar bashkëpunimi më i ri muzikor ndërmjet Alban Skënderajt dhe reperit 2 Ton.

Projektin e ri e kishte paralajmëruar Arton Avdyli para disa ditësh, ndërsa tashmë është publikuar me videoklip.

“Drejt në zemër” është titulli i këngës më të re, prapa të cilës qëndron Lorenc Aliaj. Tekstin e kanë shkruar dy këngëtarët.

Ndërsa për anën vizuale është kujdesur Talelli Production që e ka xhiruar videon muzikore.

Theksojmë se 2 Ton gjithmonë ka rezultuar i suksesshëm me bashkëpunimet e tij, ndërsa kombinimi me Albanin nuk ka dyshim se do të pëlqehet nga fansat e tyre. /Telegrafi/