Please enter at least 3 characters.

Alba Vukaj mahnit me fotografitë e fundit në Instagram, rrëmben vëmendjen me paraqitjen e saj

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj, po vazhdon të tërheqë vëmendje me postimet e saj nga pushimet në Bali, Indonezi.

Bukuroshja nga Shkodra ka publikuar së fundmi një seri fotografish të reja nga destinacioni tropikal, ku shfaqet në formë të shkëlqyer dhe me një stil elegant që ka marrë shumë pëlqime nga ndjekësit e saj.

Në fotografitë e publikuara, Alba shihet e veshur me një fustan të bardhë, të thjeshtë por shumë elegant, të cilin e ka kombinuar me një palë taka transparente dhe një çantë ngjyrë bezhë, duke krijuar një pamje moderne dhe të rafinuar.

Foto: Alba Vukaj / Instagram

Për të kompletuar veshjen e saj, ajo kishte vendosur edhe një shami në kokë, e cila i jepte një prekje më unike dhe stil të veçantë paraqitjes së saj verore.

Në sy binin veçanërisht linjat e saj të tonifikuara dhe bukuria e saj e veçantë, që tërhiqte menjëherë vëmendjen.

Foto: Alba Vukaj / Instagram

Postimet e saj janë pritur mirë nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët e kanë komplimentuar për elegancën, stilin dhe paraqitjen gjithmonë të kuruar në detaje.

Foto: Alba Vukaj / Instagram

Foto: Alba Vukaj / Instagram