Please enter at least 3 characters.

Aksionet amerikane rriten pasi Trump shpalli një pezullim 90-ditor të tarifave ndaj disa vendeve

Aksionet në SHBA rriten pasi Trump njoftoi për pezullim 90-ditor të tarifave ndaj disa shteteve

Indeksët kryesorë të Wall Street-it janë rritur menjëherë pas njoftimit të fundit të presidentit amerikan Donald Trump.

Ky i fundit ka autorizuar një pezullim 90-ditor të tarifave “reciproke” dhe atyre prej 10 për qind, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë, shkruan skynews.

Pamje e shkurtër se si kanë ndryshuar disa nga indeksët kryesorë në orën 13:26 në New York.

Dow Jones u rrit me 5.76 për qind

S&P 500 u rrit me 6.46 për qind

Nasdaq fitoi 8.04 për qind

Deri në mbylljen e djeshme të tregut, kompanitë e përfshira në S&P 500 kishin humbur 5.8 trilionë dollarë në vlerë tregu që nga njoftimi për tarifat të mërkurën e kaluar.

Sipas të dhënave të LSEG, kjo është humbja më e madhe katërditore që nga krijimi i këtij indeksi në vitet 1950. /Telegrafi/