Please enter at least 3 characters.

Aksident trafiku në autostradën “Arbër Xhaferi”, dy persona marrin ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në autostradën “Arbër Xhaferi”, saktësisht në fshatin Babush, ku si pasojë dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Në ora 08:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut e autostradës, njofton nga vendi i ngjarjes (fshati Babush, autostrada 'Arbër Xhaferi'), se në aksident janë përfshirë dy automjete”, tha Krasniqi.

Tutje zëdhënësi i Policisë tha se si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është duke u marrë me procedurat në vendngjarje. /Telegrafi/