Please enter at least 3 characters.

AKP rikthen sot ndërmarrjen AgroKosova tek ish-blerësi

2017/02/selia-ndertesa-Agjencia-Kosovare-e-Privatizimit-AKP-foto-Ridvan-Slivova-03-e1614093383576.jpg
14:"Ridvan Slivova

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) , ka njoftuar se pas aktvendimit nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme për AgroKosovën, sot kjo ndërmarrje do të kalojë tek ish-blerësi.

Më 24 maj 2022, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka pranuar Aktvendimin nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme në të cilën me shumicë votash është vendosur masë e përkohshme ndaj vendimit të Bordit të AKP-së për tërheqjen e aksioneve dhe vendosjen e ndërmarrjes së re AgroKosova nën administrim direkt të AKP-së deri në vendimin përfundimtar të shqyrtimit të padisë së ish-blerësit të AgroKosovës. Me këtë përkohësisht është vendosur që një pronë me interes publik për zhvillimin ekonomik të Kosovës të largohet nga administrimi i një institucioni shtetëror siç është AKP-ja dhe të kthehet nën administrim të palës private, thuhet në komunikatë.

AKP-ja thotë se planifikon ta bëjë pranim-dorëzimin më 30 maj 2022 në ora 11:00 në objektet e AgroKosovës.

NSH “NBI Suhareka/AgroKosova Holding”- është privatizuar më 27 gusht 2007 nga Blerësit “Gruppo Vinicolo Fantinel” dhe “QMI” përmes metodës së Spin Off-it Special në valën e 19-të të shitjes në vlerë prej 4,175,999.00 euro./Telegrafi/