Please enter at least 3 characters.

Ajaxi me rekord të ri - skuadra e vetme që mposht edhe Realin edhe Juven në terren të tyre brenda një sezoni

2019/04/Dyablaajax.jpg
269:"TURIN, ITALY - APRIL 16: Daley Blind of Ajax is challenged by Paulo Dybala of Juventus during the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between Juventus and Ajax at Allianz Stadium on April 16, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Ajaxi ka vënë një rekord të ri në futbollin evropian duke u bërë skuadra e parë që e mposht edhe Real Madridin edhe Juventusin në terren mysafir brenda një sezoni.

Ekipi holandez regjistroi fitore prej 4-2 kundër Los Blancos në Santiago Bernabeu duke e eliminuar kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve në 1/8 e finales, edhe pse kishte humbur 2-1 në si vendas.

Festa e lojtarëve të Ajaxit (Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Ndërkaq, pas barazimit në Amsterdam kundër Zonjës së Vjetër (1-1) në ndeshjen e parë çerekfinale, Ajaxi triumfoi në Torino me rezultat 2-1 duke i eliminuar edhe Bianconerët nga gara më e madhe evropiane për klube.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi si mysafir në Ligën e Kampionëve që është edhe ecuria më e mirë që nga periudha nëntor 1995 - mars 1997, kur ishin regjistruar shtatë fitore radhazi.

Nga ana tjetër, Juventusi tash i ka humbur tri nga gjashtë ndeshjet e fundit si vendas në këtë garë. /Telegrafi/