"Ai e meriton Topin e Artë më shumë se kushdo tjetër" - Messi me mbështetje të plotë për Lautaron
16/10/2024
Lionel Messi mbështet Lautaro Martinezin për të fituar "Topin e Artë” të këtij viti, duke besuar se bashkëlojtari i tij te Argjentina e meriton vlerësimin "më shumë se kushdo tjetër". Dy lojtarët ishin në formë në fitoren ndaj Bolivisë me rezultat 6-0, Messi shënoi het-trik, ndërsa vendosi Lautaro shtoi dy gola.Ka qenë një 2024 për t'u mbajtur mend për Lautaro, i cili shënoi 24 gola në Serie A, teksa ishte kapiten i Interit në Scudetto e fituar sezonin e kaluar.


