Please enter at least 3 characters.

Ahmet Shehu, sulmuesi i ri që po dominon Superligën U19

Ahmet Shehu po konfirmohet si një nga sulmuesit më premtues në futbollin kosovar.

Qendërsulmuesi 18-vjeçar i FC Prishtina U19 ka shkëlqyer këtë sezon në Superligën U19, duke regjistruar 14 gola/asiste dhe duke qenë një nga lojtarët kryesorë në garën për titull kampioni.

I riu nga Juniku po vlerësohet lart brenda klubit bardhekaltër, falë stilit të tij luftarak, lëvizjeve inteligjente dhe instinktit para portës.

Për mënyrën si luan, Ahmeti shpesh krahasohet edhe me Luis Suarez, për agresivitetin pozitiv dhe energjinë që sjell në sulm.

Prishtina këtë sezon ka bërë një revolucion me grupmoshat e reja, duke mbledhur disa nga talentet më premtues të futbollit kosovar në skuadrën U19 — një projekt që pritet t'i sjellë shumë sukses klubit në të ardhmen.

Ndërkohë, lufta për titull në Superligën U19 mbetet e hapur, me Ballkani U19 dhe FC Prishtina U19 që po zhvillojnë një garë të fortë, teksa kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund të kampionatit. /Telegrafi/