Agolli: S'kishim fat
07/09/2015
Shqipëria pësoi në minutat e fundit duke pësuar gol nga Miguel Veloso.
“Dihet që me këto skuadra nuk duhet të lejosh asnjë centimetër sepse mund të godasin në minutë të fundit. Minuta e fundit ishte fatale. E ruajtëm atë pikë me zemër, me mish e me shpirt, por fati ishte kësht”, ka thënë Agolli për Top Channel.
“U lodhëm në minutat e fundit, por me zemër u munduam të japim më të mirën dhe u munduam që mos t’i japim hapësirë atyre. Ne nuk gabuam në rreshtim, por erdhi Veloso dhe edhe më shumë lojtarë tjerë portugezë”, shtoi Agolli.


